Transmetuar më 04-02-2020, 13:48

Moti do të ndryshojë gjatë orëve në vijim. Faqja e meteorologjisë "Windy" ka treguar se do të fillojnë shirat që prej pasdites së sotme.

Si pasojë, edhe temperaturat do të bien deri në -2 gradë celcius në zonat malore. Kjo situatë do të vijojë deri të premten, ku do të ketë sërish mot të kthjellët dhe temperatura më të larta.

Në Greqi, kryesisht në Kretë do të ketë stuhi të fuqishme dhe dëborë, të cilat pritet të prekin edhe zonën jugore të vendit tonë.

Disa prej këshillave për zonat ku parashikohen reshje dëbore dhe ngricash janë:

Nëse do të lëvizni me makinë:

Jini të informuar për motin dhe gjendjen e rrjetit rrugor

Udhëtoni më së shumti gjatë ditës duke u përqendruar në rrugët kryesore

Ndryshoni orarin e udhëtimit për të shmangur stuhitë

Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale, të tilla si Policia Rrugore, etj.

Nëse lëvizni në këmbë:

Vishni shtresa të shumta veshjesh të lehta në vend të një rrobe të rëndë dhe vishni këpucë të përshtatshme për të shmangur dëmtimin për shkak të rrëshqitjes

Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë shiut, ngricave apo reshjeve të dëborës./a.m/noa.al