Transmetuar më 07-02-2020, 19:54

Kur degjoj buletinet e perditshme te Institutit Spalanzzani (Rome), nuk mund te mos shqetesohem dhe trishtohem per nivelin e mjerueshem persa i perket masave te marra per mbrojtjen ndaj koronavirusit te ri N 2019 ne Shqiperi.

Papergjegjshmeria dhe menyra siperfaqesore ne trajtimin e kesaj situate teper alarmante nga strukturat e ministrise se Shendetesise jane evidente qe ne mungesen e kontrolleve serioze ne pikat hyrese ne Shqiperi ku ne rastin me te mire shihet ndonje personel shendetesor i cili pertej perkushtimit mbrojtje te vetme ndaj ketij virusi kane nje maske te thjeshte kirurgjikale dhe si mundesi per ta identifikuar vetem aftesine per te pyetur qytetaret per simptomat.

Paisjet mbrojtese mungojne plotesisht edhe per personelin mjekesor te autoambulancave, te cilat do te perdoren per transportin e nje pacienti te dyshuar si te prekur nga ky virus, ashtu sic mungojne edhe autoambulancat e posacme te pajisura ne menyre adeguate.

Per te vazhduar me mungesat e theksuara ne qendrat pritese te specializuara, duke filluar qe nga numri teper i ulet i shtreterve te pajisur ne menyre adeguate per te pritur nje fluks qofte edhe te vogel pacientesh te prekur, numri i vogel i shtreterve te pajisur me aparate respiratore, numer i cili reduktohet akoma me shume po te kemi parasysh qe rastet e pacienteve te prekur nga virusi nuk do mund te trajtohen ne ambientet e reanimacioneve ne prezence te pacienteve me patologji te tjera.

Numri tejet i vogel apo mungesa e bokseve izolues mundesisht ne presion negativ. Mungesa e veshjeve mbrojtese per personelin shendetesor i cili do te trajtonte keta paciente si kominoshet e padepertueshme, dorezat, maskat mbrojtese n95, vizierat (maska xhami) per mbrotjen e mukozave etj. Cilesia teper e dyshimte e ilaceve qe mund te perdoren per trajtimin e komplikacioneve apo patologjive te tjera shoqeruese. Po te shtojme ketu edhe mungesen e plote te informimit apo trajnimit te personelit shendetesor te sistemit paresor si kurre me pare, situata behet dramatike dhe pergjegjesia kriminale.

Nga kontaktet me koleget e paresorit mesoj qe deri me sot asnje mbledhje, asnje trajnim, asnje alert nuk eshte ngritur ne kete sherbim kaq te rendesishem qe perfaqeson piken e pare te kontaktit me pacientin e semure.

Mjeket e paresorit i presin te semuret me maska te thjeshta kirurgjikale e me uniformen e zakonshme. Per maska dhe tuta speciale asnje fjale deri me sot.

Zonja Manasterliu vazhdon show-n neper TV e spitale duke marre rolin e mjekes e duke dhene keshilla mjekesore teksa specialistet qe mban ne krah nuk hapin goje e nuk u jepet fjala, nderkohe qe eshte pergjegjese dhe duhej te merrej urgjentisht me ceshtjet organizative dhe sigurimin e logjistikes se domosdoshme per perballimin e situatave te tilla.

Papergjegjshmeria dhe paaftesia e ketyre qeveritareve eshte uleritese por te pakten mbani kontakte te ngushta dhe zbatoni udhezimet e OBSH-se si dhe merrni shembull dhe kopjoni masat qe merr fqinji yne perendimor Italia, nje vend ne pararoje ne perballjen me kete virus vdekjeprures.

Aktivizoni dhe shfrytezoni marreveshjet me Italine apo vende te tjera te zhvilluara, qofte edhe per identifikimin dhe konfirmimin e ketij virusi te cilin e ka te pamundur ta realizoje laboratori i ISHP.

Zonja Manastirliu, menyra me e mire per te ulur panikun dhe shqetesimin tek qytetaret eshte serioziteti dhe pergjegjshmeria e te gjitha strukturave shendetesore ne trajtimin e kesaj emergjence, mjaft me propagande fasade, sado pak duhet t’u interesoje edhe jeta e qytetareve Shqiptare jo vetem PPP-te dhe koncesionet korruptive.