Transmetuar më 09-02-2020, 19:51

Tre shqiptarë të cilësuar si kriminelë të rrezikshëm janë arrestuar dje në mesditë nga policia greke pas një ndjekjeje të shoqëruar me shkëmbim zjarri.

Shqiptarët akuzohen se ishin duke realizuar një aksion të armatosur për vjedhjen e një banke në zonën e Atikës, kryeqyteti grek, raporton noa.al duke cituar një komunikatë të policisë lokale.

Gjatë përplasjes së armatosur mbetën të plagosur 2 nga tre shqiptarët. Ata u dërguan në spitalet e Korinthit dhe Thriasios ku po mjekohen nën ruajtje policore.

Çfarë ndodhi

Një grup i armatosur shqiptarësh po qarkullonte mëngjesin e sotëm në zonën antike të Korinthit. Policia kishte marrë sinjale në rrugë operative ndaj u vu në ndjekje të tyre. Ndjekja ndodhte teksa përreth ishte një grup me 60 turistë francezë që u terrorizuan nga shkëmbimi i zjarrit.

Kur shqiptarët pikasën që po ndiqeshin, nisën të hapin zjarr me armët e tyre. Grupi i madh policor që po i rrethonte, u kundërpërgjigj duke plagosur dy prej tyre.

Në fotot dhe video që ju sjell noa.al, shihni pamjet e të plagosurve dhe aksionit policor grek.

Emrat e shqiptarëve