Transmetuar më 11-02-2020, 21:07

Tirana sot 100 vjet kryeqytet. Festës i është bashkuar edhe klubi i futbollit bardheblu, Tirana, pasi kryeyqtetit njeh pikërisht këtë ekip si pjesë të historisë së saj, dhe jo ekipet e tjera, Partizani apo Dinamo, ekipe që janë themeluar në vitet e para të regjimit komunist.

Sakaq, me këtë rast ekipi bardhbelu zbuloi edhe logon e re.

"Tirana falendëron të gjithë tifozët për punimet e shumta që kanë sjellë për logon e 100-vjetorit t klubit", thuhej në njoftimin zyrtar.

"Në kuader të përgatitjeve për këtë vit jubile, KF Tirana ka ngritur njëgrup pune me figura të njohura, kontribues ndër vite për historinë e klubit dhe qytetit".

"Ish drejtues, gazetar, fotograf, autorë librash, njohës të historisë së klubit si dhe personalitete të qytetit të Tiranës, janë pjesë e këtij grupi pune që ka përgatitur një kalendar festiv për 100-vjetorin e KF Tiranës".

"Mes tre punimeve më të mira, është përzgjedhur logo e punuar nga Florian Sallo. Kjo do të jetë logo zyrtare që do të përdoret në të gjithë ditët festive të këtij viti jubile", thuhej në një njoftimin zyrtar të Tiranës. /NOA.al