Transmetuar më 15-02-2020, 16:34
Foto ilustruese

Në ditën e tretë, të grevës së urisë, të punonjësve të pompave të ujit,  te nën stacioni, në Ballsh.

Asnjë interesim nga pusht…etarët, asnjë shqetësim, për ta.

Me shpirtëkazmërine e tyre, me ligësinë që i karakterizon, njëlloj si lideri i tyre psikopat edhe këta, po vazhdojnë të festojnë Shën Valentinin, edhe sot, jetojnë si në parajsë

Dje në 14 shkurt, e festuan festën me administratën, në orën 13 të mesditës, punonjësit e administratës së Kadastrës, të Drejtorisë, së Targave dhe Patentave, të Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejt vendeve të relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit.

Sot si duket bëjnë formalitetet serioze…

Do të vazhdojnë dhe nesër…që java të filloj sa më e mbarë.

Banorët e Mallakastrës, në grevë urie, kërkojnë pagat, e prapambetura, kanë fëmijët pa bukë.

Po sakrifikohen, për të sensibilizuar, pusht …etarët, po bëjnë thirrje, kryetarëve të bashkive, Fier, Patos dhe Mallakastër, po bëjnë thirrje, Deputetëve të zonës, por këta janë të zënë, me punët e stinës….në këto ditë pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 herë turp.

Qytetarë të Mallakastrës, Fierit, Patosit, ju punonjës të nderuar të uzines, ju grevistë, që po vetë sakrifikoheni, me të drejtë, për bukën e fëmijëve tuaj.

Jemi me ju, në mbështetje tuaj, të gatshëm, të bashkohemi me ju për kauzën tuaj të drejtë,

Ju jeni vëllezërit tanë.

Mos prisni tju kuptojnë qeveritaret e sotëm, ata janë, shkaku, që ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata janë pronarët e vërtetë të uzinës, ata bëjnë gjithçka, të keqe ndaj jush.

Mos u besoni disa "drejtuesve " të protestave tuaja, që janë shefa në uzinë, ata bashkëpunojnë, me pusht…etarët,  ata paguhen nën dore, për të manipuluar, protestën tuaj të ndershme.

Bëhuni bashkë, marshoni paqësisht, kërkoni mbështetjen, e bashkëqytetarëve, të cdo banori, të çdo politikani, të çdo lloj krahu qoftë.

Këtu bëni dallimin :

I thërrisni të gjithë drejtuesit e qarkut, deputetet, të të gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jetë i gatshëm, të vije bashkë me ju dhe t’ju mbështesë në kauzën tuaj të drejtë.

Dhe do të shikoni, se menjëherë do t’ju thonë disa nga pseudo drejtuesit, që keni aty :

"Jo politikë jo politikë", kjo thënie mashtruse, prej manipulatorëve të paguar, ju mban te izoluar, pa përkrahje.

Mos lejoni t’ju manipulojnq, ju jeni në të drejtën tuaj.

Ne jemi me ju, ne ju mbështesim.