Transmetuar më 16-02-2020, 11:08

Suad Lici, administratori i klubit të futbollit të Vllaznisë, flet pasi zbuloi poshtë mjetit të tij një pako të mbështjellë me natriban, brenda të cilës dyshohet të ketë tritol.

Ai mohon që të ketë konflikte me njeri dhe thotë se, sa i takon problemeve me sportin është sqaruar.

Po ashtu Lici kërkon që të jenë organet kompetente ato që të zbardhin ngjarjen.

“Nuk trembem, do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, u shpreh ai.

Eksplozivi u gjet paraditen e sotme poshtë makinës tip “Benz” të 46-vjeçarit, i cili ishte i parkuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, pranë banesës së tij.

Fatmirësisht pakoja me eksploziv nuk ka shpërthyer, ndërkohë që Lici njoftoi policinë. /a.y/noa.al

Gjendet një pako me eksploziv poshtë makinës së administratorit të klubit të Vllaznisë