Transmetuar më 16-02-2020, 14:11

Një vajzë 21 vjeçe, Eloise Parry, gjeti vdekjen pasi piu disa pilula dobësuese. Vajza angleze nga Shrewsbury, gjeti vdekjen në vitin 2015, por vetëm këtë javë janë zbuluar detaje nga përmbajtja e pilulës që i shkaktoi vdekjen.

Brenda saj u gjetën substanca kimike të cilat janë përdorur në eksplozivët e luftës së parë botërore.

Kjo gjë u deklarua në gjykatë në vijim të procesit për zbardhjen e përgejgësive mbi vdekjen e saj. Eloise ishte diagnostikuar nga bulimia dhe ishte bërë psikologjikisht e varur nga substanca kimike.

Bernard Rebelo, 32 vjeç nga Gosport, në Hampshire, po përballet me procesin gjyqësor, i akuzuar për vrasje me dashje, i akuzuar se ka blerë substancën, DNP, në një fabrikë kimike në Kiinë, dhe se e kishte shitur te persona të ndryshëm nëpër botë, me synim dobësimin.

Substanca, një pluhur i verdhë, në vijim të hetimeve pas vdekjes së Eloise, shkakton mosfunksionim të shumë organeve, koma dhe arrest kardiak dhe gjatë luftës së parë botërore përdorej për prodhimin e municioneve, shkruan noa.al.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Rebelo e kishte blerë substancën në një fabrikë kimike në Kinë në vitin 2013 dhe e kishte shitur online për dobësim. /a.y/noa.al