Transmetuar më 16-02-2020, 14:24

Një i moshuar italian ra pre e dhunës së egër së katër shqiptarëve, të cilët grabitën banesën e tij.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Eugen Gjonaj, 28-vjeçarin Aviljam Vuka, 29-vjeçarin Zef Haxhia dhe 30 vjeçarin Taulant Frroku.

Ata u arrestuan nga policia italiane të dyshuar si autorët e dhunës së egër ndaj të moshuarit itaian Giuseppe Spartà, 85 vjeç, në Lignano,

ngjarje e ndodhur natën mes të enjtes dhe të premtes.

Shqiptarët e lidhën të moshuarin dhe e dhunuan, duke i thyer edhe brinjët para se të largoheshin me paratë dhe sendet e vjedhura.

85-vjeçari rezulton pronari i lokalit “Frecce Tricolori”, ndërsa shqiptarët e prangosur këtë të shtunë, kishin informacion se mbante para në shtëpi.

Ndaj tyre hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë. /a.y/noa.al