Transmetuar më 16-02-2020, 14:58

Ndërsa fillimisht u përfol për helmim nga rrjedhja e bombolës së gazit, më tej u dyshua për asfiksim nga soba e drurit, ende nuk është përcaktuar shkaku që i mori jetën tre pjesëtarëve të familjes Lala në fshatin Ostren të Bulqizës, këtë të premte.

Ekspertët e grupit hetimor kanë gjetur në banesë një shishe të vogël nga e cila vinte një aromë e rëndë.

Bazuar në deklarimet e të afërmve dyshohet se në shishe mbahej pesticid për patate.

Shishja në fjalë është gjetur në dhomën tjetër e cila ishte e mbyllur, por e kishte xhamin e thyer dhe lejonte qarkullimin e ajrit me dhomën ku u gjetën viktimat.

Dyshohet se aroma e dalë nga shishja, mund të ketë shkaktuar helmimin e tre familjarëve, ndërkohë që shishja u dërgua në laborator për ekzaminim.

Rajmonda Tolaj 45 vjeç, vajza e saj Rudina 22 vjeç dhe djali Fatjoi 14 vjeç, u gjetën të vdekur në banesë paraditen e së premtes nga të afërmit e tyre.

Ndërkohë në gjendje të rëndë por ende në jetë, u gjet vajza 16 vjeçare, Merita Tolaj.

Sakaq kryefamiljari Ylber Tolaj ishte emigrant në Greqi dhe për fëmijët kujdesej e shoqja.

Vdekja e tyre është e veshur me mister, ndërkohë që nuk ka ende një pistë të saktë mbi motivin e vdekjes. /a.y/noa.al

Dalin fotot nga tragjedia e Bulqizës/ Prekëse, 14-vjeçari që humbi sot jetën me nënën dhe motrën

Bulqizë/ As bombola, as helmimi! Pista ku dyshon grupi i ekspertëve për tragjedinë e trefishtë