Transmetuar më 16-02-2020, 19:50

Një këmbësor raportohet se është aksidentuar teksa po kalonte vijat e bardha në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në "rrugen e Durrësit", Tiranë.

Mësohet se këmbësori është përplasur teksa po kalonte vijat e bardha.

I plagosuri është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, nëse faji ishte i makinës apo i këmbësorit, për veprime të mëtejshme./NOA.al