Transmetuar më 16-02-2020, 21:31
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Koplik, ku është përplasur për vdekje një shtetase.

Policia konfirmoi se si pasojë e aksidentit humbi jetën 49-vjeçarja me iniciale Albana Çulaj, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 51-vjeçar me inicialet Besnik Jubani, u shoqërua në komisariat deri në zbardhjen e ngjarjes.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak i policisë

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/NOA.al