Transmetuar më 16-02-2020, 23:30

Një 37-vjecar, të cilit iu gjet me vete në hotel lëndë narkotike, pretendon se është viktimë e xhelozisë së motrës të së dashurës së tij.

Ky qëndrim nuk ishte bindës për gjykatën, e cila refuzoi kërkesën për ta liruar.

Vajzat janë të moshës 19 vjeçe, ndërsa i arrestuari i moshës 37 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por ndonëse policia mendon se në hotel mbrëmjen kur ndodhi e gjithë kjo histori i akuzuari mund të ketë konsumuar drogë bashkë me dy vajzat, ky version nuk u provua.

Në hotel, sipas dëshmive, i riu, ka qëndruar me tre femra, por njëra prej tyre edhe pse shfaqet duke dalë në kamera nuk u identifikua.

37-vjeçari sipas Gazeta “Si” mbahet në paraburgim për veprën penale “heqje e paligjshme e lirisë”, në dëm të njërës prej binjakeve e quajtur Tea.

Gjithçka nisi nga kallëzimi i kësaj të fundit. Siç rezulton në materialet hetimore të sipërcituara, vajzat jetojnë në Tiranë.

Në dhjetor 2019, një nga vajzat i drejtohet policisë për të kallëzuar 37-vjeçarin, që sipas saj ajo e kishte njohur nëpërmjet të atit, i cili e kishte shok.

Materiali i plotë në Gazetën Si