Transmetuar më 17-02-2020, 08:01

Teksa ndodhet në Bruksel për konferencën e donatorëve ku pritet ndihmë ekonomike për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Edi Rama nuk harron të bëjë një urim për Kosovën.

Në ditën kur kujtohet 12-vjetori i pavarësisë së saj, kreu i qeverisë shqiptare ka përcjellë një urim me anë të një videoje, ku dëgjohet himni i Kosovës.

“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë në konferencën që pati në Tiranë me homologun Albin Kurti, u tha se qeveritë e dy vendeve

do të mbajnë mbledhje të përbashkët në fund të muajit mars. /a.y/noa.al