Transmetuar më 17-02-2020, 09:10

Kryedemokrati Lulzim Basha uron Kosovën me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë.

Teksa publikon një fotografi të flamurit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, ai shkruan,

“Të dashur vëllezër e motra të Kosovës, në ditën e dytë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ju uroj nga zemra gëzuar përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës! Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën, sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i përballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit”.

Ai shton se në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, shpreh angazhimin se çdo ditë të jetës dhe punës së tij sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni i tij i madh.

“Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjeherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Gëzuar Kosovë!”, shkruan Basha në mbyllje. /a.y/noa.al