Transmetuar më 17-02-2020, 10:09

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme, ku një furgon që transportonte dy të burgosur është përplasur nga një makinë, për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Mësohet se Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë u përplas në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat.

Polici, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Fill pas aksidentit polici, 32 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit./b.l/noa.al/