Transmetuar më 17-02-2020, 16:14

Një 20-vjeçare, e identifikuar me inicialet I.K., do të procedohet penalisht pasi u kap nga policia kufitare me 12.450 euro ndërsa vlera e lejuar pa deklarim të detyruar është midis 7 deri 10 mijë euro.

Ky është një tjetër rast që Policia e Rinasit parandalon transfertën e parave jashtë shtetit në mënyrë të jashtëligjshme.

Si rezultat i masave shtesë për arsyen e udhëtimit apo për kontrollin fizik dhe të bagazheve, 20-vjeçarja, banuese në Tiranë u përzgjodh për kontroll.

Asaj iu zbuluan 12450 euro në çantë, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi"./a.m/noa.al