Transmetuar më 17-02-2020, 21:50

Një aksident me pasojë plagosjen është regjistruar në orët e mbrëmjes në Yzberisht.

Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet Sh.K., 39 vjeç, banues në Fushë Prezë ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit.

Të plagosur janë identifikuar me inicialet M.B., 29 vjeç dhe F.C., 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në rrugën "Kadri Rroshi". Pas aksidentit, drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është arratisur.

Arratia e tij zgjati vetëm pak orë pasi kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m/noa.al