Transmetuar më 17-02-2020, 23:30

Një fëmijë i moshës 4 vjeç ka humbur në zonën e Shkozës në Tiranë, pranë banesave sociale.

Denoncimi është bërë nga familjarët e tij në polici.

Prej pasdites familja e tij nuk ka asnjë informacion për fëmijën e tyre.

Ai është larguar prej orës 16:30 të pasdites së sotme.

Familja thotë se Klodian Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza.

Për çdo informacion, rreth tij, familja përmes policisë kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Kush e sheh, është i lutur të kontaktojë në numrin e celularit 0686375145.

/NOA.al