Transmetuar më 18-02-2020, 08:29

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi i linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobuz kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus,

F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al