Transmetuar më 18-02-2020, 08:54
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal të kultivimit të drogës, është vënë në prangat e policisë së Kurbinit.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një personi në kërkim, policia ka organizuar punën duke bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, ndalimin e të dyshuarit.

Pasditen e djeshme, e hënë, u vu në pranga Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

I riu ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al