Transmetuar më 18-02-2020, 10:07

Dalin detaje të reja lidhur me 20-vjeçaren e ndaluar nga policia kufitare në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, me 12 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë marrjes në pyetje e reja nga Tirana I.K., dha edhe shpjegimin e saj.

Ajo tha se lekët i kishte me vete pasi do ikte jashtë shtetit për të blerë veshje dhe se nuk ka asnjë arsye tjetër për të pasur aq para me vete.

Po ashtu deklaroi se nuk e dinte se sa ishte limiti i parave të cilat duhet të deklaroheshin dhe kjo është arsyeja se pse nuk kishte treguar sa kishte me vete.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në dalje të Shqipërisë, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara këtë të hënë 17 shkurti, kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”. /a.y/noa.al

Kapet mat 20-vjeçarja në Rinas, do transferonte çantën me 12 mijë euro jashtë shtetit