Transmetuar më 18-02-2020, 14:14

Presidenti Ilir Meta dorëzon në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kallëzimin ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani. Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale. Ju garantoj se grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore”, thotë kreu i shtetit.

Kjo padivjen në një kohë që kreu i shtetit publikoi akuza të reja ditën e djeshme, ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se donte ta ruante vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese për vete.

Po ashtu shtoi se nuk do të lejojë instalimin e një grushti shteti, lidhur me heqjen e kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar “Krye-KÇK”.

Më poshtë gjeni dokumentet e publikuara nga kreu i shtetit. /a.y/noa.al

Meta thërret Bashën në takim: Do të bëj çdo gjë për të ndaluar dhe shpartalluar grushtin e shtetit

Meta: Anti-KÇK, zhurmë për të hequr vëmendjen nga kapja e shtetit, do t’i përgjigjem me dekrete

Meta: Nuk ekziston asnjë mundësi që të tërhiqem nga detyra, misioni im, të mbroj Kushtetutën

"Mazhoranca ofendoi ‘Venecian'", Meta: Nuk do lejoj instalimin e një grushti shteti në Shqipëri

Meta: Dvoranit t’i ndërpritet detyra! Donte të ruante për vete vendin e fundit në Kushtetuese

Kryetari i KED i pergjigjet kryetarit te Kuvendit by Noar Noari on Scribd