Transmetuar më 18-02-2020, 14:49

Gjatë muajit nëntor që lamë pas, duke u shtirur si i armatosur, arriti që të grabisë një bankë dhe të arratiset. Por teksa kanë kaluar tre muaj, për një burrë 74-vjeçar erdhi dënimi nga gjykata, i cili arriti që të shmangë burgun.

Mosha e avancuar e të pandehurit nuk ndikoi asppak, dhe arsyeja është mjaft e pazakontë.

Ishte 18 nëntor i vitit të kaluar kur Sandy Hawkins, veshi një bluze me sloganin e Presidentit amerikan Donald Trump, “Make America Great Again” dhe u paraqit në filialin e bankës Boca Ratòn, të Florida, SHBA.

Aty burri, duke pretenduar se ishte i armatosur, kërcënoi një kasier, duke i kërkuar 1100 dollarë.

Punonjësi i bankës, i dorëzoi 2 mijë dollarë të moshuarit. Mirëpo ajo shumë ishte i papritur, ndaj u refuzua.

“Më ke dhënë shumë, dua vetëm 1100 dollarë”, i tha i moshuari kasierit. Kur e arrestoi policia, ai tha se, “Prej pak kohësh kam mbetur i ve dhe kam ngelur keq, kam vërtetë nevojë për ato para”.

Në fund në seancën e së premtes së kaluar, Sandy Haqkins, u dënua. Mirëpo gjyqtari ia kurseu burgun, duke qenë se burri ishte kënaqur me shumën që kishte kërkuar dhe jo më shumë, shkruan noa.al..

Për këtë arsye, atij ju kërkua që të kthejë shumën e parave të marra dhe për një vit rresht të punojë nga dhjetë orë punë sociale. /a.y/noa.al