Transmetuar më 18-02-2020, 15:49

Një sherr mes tre të rinjve në Vorë është përshkallëzuar deri tek përdorimi i armës së zjarrit.

Njëri ka qëlluar me pistoletë, ndërsa dy të tjerët kanë përdorur sende të forta.

Tre djem janë arrestuar në flagrancë nga policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike.

Konflikti i castit ndodhi në rrugën "Rinia" dhe policia bëri të mundur kapjen e 28-vjecarit të identifikuar me inicialet L.B., i cili tentoi të largohej. Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

28-vjecari, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

G.SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al