Transmetuar më 18-02-2020, 16:03

Një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash në Tiranë ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë vitit 2019, i dyshuari si autor i vjedhjeve në tre banesa është i identifikuar me inicialet B.Ç., banues në Babrru, i dënuar më parë për "Vjedhje".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

Arrestimi i tij u bë në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës për veprën penale "Vjedhja"./a.m/noa.al