Transmetuar më 18-02-2020, 16:52

Një çift bashkëshortësh shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me kokainë në makinë.

Ata kishin rreth 600 doza lëndë narkotike, vlera e të cilave do të arrinte deri në 6 mijë euro.

Të arrestuarit që jetonin në Casale sul Sile, janë identifikuar të dy me inicialet K.B., përkatëisht në moshat 39 vjeç dhe 25 vjeçe. Arrestimi u bë pas një kontrolli rutinë të policisë në Maserada në mbëmjen e së premtes.

Burri ishte në makinë me gruan e tij dhe nuk e dinte se ndiqej nga policia, prandaj përfitoi nga errësira për tu futur në një zonë fshatare.

Në një moment, doli nga makina dhe eci disa metra larg, por u kthye pas disa minutash me mbështjellës në dorë. Kur u nis për shtëpi, çifti u bllokua nga policia e Arma-s, e cila gjatë kontrollit në çantën e gruas gjen një mbështjellës me 60 gram kokainë brenda.

Gjatë kontrollit, u sekustrua një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se janë të përfituara nga biznesi i drogës, sepse që të dy nuk kryejnë ndonjë punë.

Në seancën gjyqësore, burri që jetonte prej kohësh në Itali u mundua të justifikonte gruan se nuk ishte në dijeni.

Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa gruaja është e detyruar të qëndrojë në zonën Casale.

39-vjeçari është një zejtar ndërtimi por për hetuesit ai është një shitës që i përket një rrjeti të organizuar dyqanesh droge, aktivë në brendësi të Treviso dhe detyra e tij ishte të shiste drogën direkt tek konsumatori./a.m/noa.al