Transmetuar më 19-02-2020, 07:43

Bota nuk ka qenë kurrë kaq afër katastrofës sa tani. Mes një lufte të mundshme nukleare, ndryshimeve klimatike dhe dezinformimit kibernitik, shkencëtarët atomik që mbajnë “Doomsday Clock” , i kanë spostuar akrepat e orës së Apokalipsit.

Bëhet fjalë për një orë metaforike e cila mat rrezikun e një fundi hipotetik të botës.

Akrepat janë lëvizur me 20 sekonda, duke ndarë vetëm 100 sekonda nga mesnata. Alarmi u dha nga buletini i shkencëtarëve atomik, një grup ekspertësh të themeluar në vitin 1945, i cili merr në konsideratë një sërë kërcënimesh: që nga lufta nukleare, tek ndryshimet klimatike, avancimet e biotekonologjisë dhe inteligjenca artificiale, shkruan noa.al.

Spostimi i akrepave sipas ekspertëve, “Paralajmëron nevojën urgjente të marrjes së masave, pasi tashmë ora e Apokalipsit flet për sekonda dhe jo më minuta. Jemi përballë një urgjence të vërtetë, një gjendje e cila nuk lejon gabime apo vonesa”

Këto fjalë u thanë nga drejtuesja e shkencëtarëve atomik, amerikania Rachel Bronson, e cila thotë se ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë krizën. /a.y/noa.al