Transmetuar më 19-02-2020, 08:38

Coca Cola, tërheq nga tregu disa lote për shkak të pranisë së “trupave të huaj”, si cifla xhami.

“Në shishet e xhamit, ekziston mundësia që të ketë trupa të huaj!” Me këtë motivim, Ministria e Shëndetësisë në Itali, vendosi tërheqjen e menjëhershme të një serie lotesh të Coca Cola, në konfeksionin prej gjashtë shishesh xhami, duke u cilësuar të rrezikshme për konsumatorët.

Në konfeksion bëjnë pjesë tetë lote të prodhuar në fabrikën Coca Cola Italia të Nogara, në provincën e Verona: shtatë të Coca Cola Original Taste dhe një Coca Cola Zero Sheqer.

Ministria liston edhe lotet nën akuzë dhe iu kërkon konsumatorëve që të verifikojnë shishet e blera që kanë të njëjtin kod.

Lista e loteve të tërhequra nga tregu:

Coca Cola Original Taste:

L200107 me datë skadence 6-01-2021

L200108 me datë skadence 7-1-2021

L191220 me datë skadence 19-12-2020

L191221 me datë skadence 20-12-2020

L200109 me datë skadence 8-1-2021

L191218 me datë skadence 17-12-2020

L191219 me datë skadence 18-12-2020

Coca Cola Zero sheqer: L200109 me datë skadence 10-7-2020. /a.y/noa.al