Transmetuar më 19-02-2020, 09:08

Shënohet viktima e dytë nga gripi sezonal në Maqedoninë e Veriut. Teksa javën e lënë pas, gjeti vdekjen një vajzë 13 vjeçe në spital, këtë fundjavë është konfirmuar edhe një rast tjetër.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili ka gjetur vdekjen nga gripi sezonal.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se viktima vuante edhe nga një sëmundje tjetër, ku ndërthurja e gripit me të mund ti ketë marrë jetën.

Sakaq në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar rreth 40 pacientë me grip.

Për shkak të shtimit të rasteve po shqyrtohet mundësia për mbylljen e përkohshme të shkollave. /a.y/noa.al