Transmetuar më 19-02-2020, 16:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi pasi burri i vuri flakën makinës me qëllimin që të vriste ish-bashkëshorten, por mori jetën e tre fëmijëve.

Hannah Baxter, 31 vjeçare i mbijetoi djegies së shkallës së katërt por dhimbjet e mëdha i morën jetën.

Ajo dhe i dyshuari për vrasjen ishin prindër të tre fëmijëve, Aliyah, 6 vjeçe, Lianah, 4 vjeç dhe Trey, 3 vjeç, që u dogjën të gjallë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës.

Rreth mesditës, gjendja e saj u përkeqësua dhe u shpall e vdekur në spital.

Burri i saj, Rowan Charles Baxter, i vetmi i mbijetuar pas shpërthimit të makinës, e goditi veten me thikë në gjoks pasi fqinjët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonin fëmijët.

Çifti thuhet se ishin divorcuar para dy muajsh dhe kishin diskutime të mëdha sa i përket kujdestarisë së fëmijëve./a.m/noa.al