Transmetuar më 19-02-2020, 20:06

Një tendencë e re dhe e rrezikshme për fëmijët po përhapet në "TikTok", një aplikacion që përdoret gjerësisht në botë.

Prindërit në të gjithë globin paralajmërojnë për pasojat e rënda, që mund të shkaktojë kjo lojë.

"Sfida e kafkës" filloi në Spanjë kur dy studentë filluan të filmojnë veten me një pjesëmarrës të tretë që nuk dyshon se mund të ketë pasoja me jetën. Loja ka të bëjë me tre individë që qëndrojnë në rresht para se njëri të hidhet nga lartësia. Kjo vetëm e vetëm që video të shikohet dhe të marrë pëlqime.

Sidoqoftë, rreziqet e saj u bënë të dukshme shpejt pasi pjesëmarrësi i mesëm vazhdoi të bëhej vazhdimisht viktimë e dëmtimeve në kokë, qafë dhe dore.

Të paktën dy fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë shtruar në spital deri tani.

Një video virale nga Kolumbia demonstroi se si një person mund të përballet me plagosje,  – nga kjo lojë e quajtur "Rompecráneos", në spanjisht, që do të thotë çarje kafkash. Studenti ra mbi pjesën e pasme të kokës në tokë, kur ndodhej jashtë shkollës së tij. Edhe pse videoja është hequr nga media sociale, ajo është arkivuar në Twitter. Administratorët e shkollës ku u zhvillua ngjarja dolën dhe e dënuan atë edhe në mediat sociale.

Valerie Hodson, një nënë në SHBA, postoi edhe imazhe të të birit Justin Hodson, për pasojat e kësaj loje të rrezikshme në rrjetet sociale.

"Mendova ta postoja këtë, sepse duhet të ketë vetëdije për këtë shaka dashakeqe virale mizore", shkroi ajo.

"Të mërkurën djalit tim iu kërkua të bënte një garë kërcimi me 2 "miqtë" e tij, kur ai u hodh lart, dhe 2 djemtë e goditën atë, aq fort sa mundën, kështu që këmbët e tij fluturuan para tij. Ai ra fort me shpinë dhe kokë, ndërsa luftoi për të fituar vetëdijen. Një mësues i shkollës vrapoi ta ndihmonte ndërsa dy djemtë e tjerë ishin duke u grindur dhe qeshnin. Trupi i djalit tim qëndronte pa ndjenja shtrirë në asfalt".

"Ai u dërgua shpejt në spital, me lëndime në kokë, qepje në fytyrë, prerje të rënda brenda gojës dhe 2 dhëmbët e përparme të thyer."

"E gjitha kjo vjen nga një shaka virale "Tik Tok", ku fëmijët dhe të rinjtë bëjnë lojërat të tilla, që të filmohen dhe të fitojnë pëlqime në rrjetet sociale".

Valerie Hodson sqaron se ajo ai nuk e dinte se kjo do t’i ndodhte djalit të saj.

Djemtë në fjalë ajo tha se i biri i kishte njohur prej disa kohësh, ndaj edhe u bën thirrje prindërve anembanë botës t’i largojnë fëmijët nga kjo lojë e rrezikshme.

/NOA.al