Transmetuar më 20-02-2020, 10:41

Lënë të vdesë nga uria djalin e tyre fare të vogël. 29-vjeçari Corey Moore, dhe gruaja e tij Christy, 27 vjeç, e lanë djalin e tyre Jeremiah, vetëm 20 muajsh që të vdiste urie.

Në stomakun e foshnjës u gjetën gjurmë nga batanija me të cilën ishte mbuluar, të cilën sipas mjekëve kishte tentuar që ta hante për të shuar urinë.

Çifti nga Princeton në Virginia të SHBA, u arrestuan për braktisje të mituri dhe vrasje.

Në momentin e vdekjes në nëntor 2018, foshnja peshonte vetëm 5 kilogramë. Çifti deklaroi se nuk kishin në plan që ta vrisnin fëmijën dhe se ishin të bindur se nuk do të vdiste nga uria.

Avokati i tyre kërkoi një proces të ri gjyqësor ndaj çiftit, i cili nëntorin e kaluar u dëuan me burg përjetë. Kjo pasi në procesin e parë gjyqtari vendosi se nuk mund të mos ishte faji i prindërve duke qenë se foshnja ishte nën kujdestarinë e tyre dhe nuk mund të ushqehej vetë.

Tashmë do të jetë një gjykatë tjetër ajo që do të shqyrtojë rastin e çiftit të dënuar me burg përjetë, ku gjithsesi minimumi i dënimit është 15 vite burg. /a.y/noa.al