Transmetuar më 20-02-2020, 11:45

Një vajzë vetëm 12 vjeçe përdhunohej vazhdimisht nga një familjar, të cilin e kishte denoncuar, por prindërit nuk e besonin. Për këtë arsye e mitura, u përball edhe me dhunën e familjes.

Në këto kushte e vendosur përballë mosbesimit të prindërve, ajo regjistroi gjithë abuzimin që pësonte, me një kamerë të fshehur. Një histori drithëruese e cila vjen nga Moròn, të Argjentinës, ku personi që e përdhunonte, ishte burri i kushërirës së parë të babait.

Në disa mesazhe zanore të dërguara shoqes së klasës, adoleshentja kishte treguar se i afërmi e prekte në pjesët intime dhe kur mundohej që të mbyllte këmbët, ai ia hapte me forcë.

Nëna e së saj të klasës, pasi zbuloi mesazhin audio, ia tregoi prindërve të së miturës, por ata nuk e besuan duke thënë “Në familjen tonë, nuk ndodhin ngjarje të tilla”.

Mirëpo rasti nuk iu shpëtoi as mësuesve të 12-vjeçares, të cilët e çuan të miturën në një qendër psiko-pedagogjike për abuzime seksuale, shkruan noa.al.

Duke pëfituar nga disa punime që po bëheshin në shtëpi, e mitura instaloi një kamerë sigurie në dhomën e saj, për të siguruar provat kundër Leandro Martinez, 43 vjeç, shkruan noa.al.

Vetëm kur vajza iu tregoi pamjet, prindërit u bindën për atë që iu ndodhte nën çati, duke bërë denoncim ndaj të afërmit, i cili u arrestua këtë fillim javë. Dyshohet se abuzimet ndaj së miturës kanë nisur prej disa vitesh. Madje pikërisht prej abuzimit e mitura nuk mbante dot urinën dhe kishte shfaqur probleme shëndetësore. /a.y/noa.al