Transmetuar më 20-02-2020, 14:28

Disa studime sugjerojnë se një gotë verë e kuqe çdo ditë ndikon mirë në shëndetin tonë, por si është e vërteta e një gote urinë?

Këtë e tregon një 32-vjeçar nga Anglia. Harry Mataden ka deklaruar se ndihet më mirë se kurrë kur pi urinën e tij çdo ditë.

Madje e përdor për të lyer fytyrën pasi thotë se është kundër plakjes.

32-vjeçari filloi ta praktikonte rreth katër vite më parë pasi lexoi benefitet nga urina.

Tani pi çdo ditë 200 ml nga urina e tij që mund të qëndrojë rreth një muaj. Megjithëse e kishte të vështirë në fillim, Harry tha se tani urina e tij i shijon.

Për të mbajtur larg rudhat e moshës, ai masazhon lëkurën e tij çdo mëngjes. Me këtë procedurë, tregon se ndihet më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më i zgjuar se kurrë më parë, duke pretenduar se pirja e urinës i kuroi depresionin./a.m/noa.al