Transmetuar më 21-02-2020, 16:42

Një mjek 29-vjeçar me emrin Peng Yinhua, i cili punonte në spitalin e Wuhan, në Kinë, gjeti vdekjen pasi iu ngjit koronavirusi.

Historia e tij u përhap me shpejtësi në mediat kineze, pasi në muajin janar Peng vendosi që të shtyjë dasmën e parashikuar për festat e fundvitit, për në 1 shkurt, për të qenë në vijën e parë të betejës.

Vdekja e mjekut u konfirmua nga autoritetet shëndetësore kineze. Peng e mori virusin në spitalin First People’s Hospital, në distriktin e Jiangxia, të Wuhan, epiqendër e epidemisë së Covid-19, siç është dhe emri shkencor i virusit të rrezikshëm.

Ai u shtrua në 25 janar dhe më tej u transferua pas pesë ditësh në Wuhan Jinyintan Hospital në gjendje të rëndë, për të gjetur vdekjen mbrëmjen e së enjtes, shkruan noa.al.

Nga koronavirusi, deri më tani kanë gjetur vdekjen mbi 2200 persona dhe mijëra të tjerë janë të prekur. /a.y/noa.al