Transmetuar më 21-02-2020, 19:23

Është një imazh dhumë i bukur, ai i fotografuar nga të pranishmit në dëgjesën e së mërkurës, të cilën Papa Françesku e mbajti në sallën Paolo VI, të Vatikanit.

Një besimtar i prekur thellësisht nga fjalët e Atit të Shenjtë, arriti që ti “vjedhë” një puthje në ballë, pamje të cilat po bëjnë xhiron e botës.

Papa Françesku ia kishte kushtuar audiencën kanonike të hapur , për të lavdëruar butësinë, për të kontrolluar zemërimin, duke sqaruar se fjala “zemërbutë” do të thotë “e ëmbël, e butë, pa dhunë” dhe se butësia duhet të manifestohet në momente e konfliktit.

Një mesazh drejtuar të gjithëve, ndoshta edhe vetes, pasi pak javë më parë ai u qëllua në dorë nga një kinez.

Mirëpo pamjet e fundit tregojnë besimtarin i cili iu afrua Papës, arriti që të flasë me të dhe më tej e puthi në ballë. /a.y/noa.al