Vendos karikuesin e celularit në prizë, por ai shpërthen! Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen një djalë 20 vjeç, pasi lidhi telefonin e tij me karikuesin.
I riu Kirill Matveev nga Yoshkar-Ola, në Rusi, ishte me të dashurën e tij Mira Polyshina këtë të martë, kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Edhe vajza mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të karikuesit. Por pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, i riu gjeti vdekjen.
Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga karikuesi, i cili duket se nuk ishte izoluar në mënyrën e duhur duke bërë masë, shkruan noa.al.
Gjithsesi policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. Vajza e plagosur në gjendje shoku, i dedikoi një mesazh në rrjetet sociale të riut, duke i kërkuar ndjesë se nuk e shpëtoi dot. /a.y/noa.al