Transmetuar më 22-02-2020, 18:02

Mund të duket shaka, por nuk është e tillë! 35-vjeçarja angleze Claire O’Connor, ka vendosur që të ndryshojë jetën e saj, duke iu përkushtuar punës si drejtuese e një kompanie pastrimi… por në një mënyrë tërësisht të veçantë. Ajo e ofron shërbimin tërësisht e zhveshur.

Shërbimin e ofron për 75 sterlina ora, ose thënë ndryshe për rreth 90 euro, ku Claire pastron shtëpinë e klientëve të saj e veshur me të brendshme. Ndërkohë ky çmim rritet, për çdo veshje që hiqet.

Claire O’Connor është e martuar me Rob dhe ka tre fëmijë. I shoqi fillimisht mendoi se nuk e kishte seriozisht, por ku pa bindjen e partneres, e pranoi idenë.

Duke folur për mediat angleze, Claire thotë se, “Nuk ka asgjë argëtuese. Asnjë kontakt fizik, asnjë fotografi dhe asnjë shërbim ekstra. Do shkoj në shtëpi, do bëj punën time dhe do iki”.

Ajo detajon se ora paguhet 75 sterlina, kur shfaqesh me të brendshme, ndërsa çmimi rritet në 85 sterlina, kur shërbimi ofrohet topless, pa recipeta.

Ky çmim shkon në 95 sterlina, kur shërbimi ofrohet totalisht zhveshur, shkruan noa.al.

Për të promovuar nismën e saj, ajo i dha emrin kompanisë “Fantasy Clean”, duke hapur një faqe në Instagram më 10 shkurt. Claire shpreson që interesi të jetë në rritje, në mënyrë që të punësojë edhe vajza të tjera. /a.y/noa.al