Transmetuar më 22-02-2020, 23:19

Debatojnë për ditë të tëra për motive të dobëta, deri kur një ditë vret fqinjën e shtëpisë me një lopatë me të cilën punonte kopshtin.

41-vjeçarja Debby Foxwell, vrau fqinjën e saj Louise Lotz 64 vjeçe, pasi i hyri në shtëpi.

Krimi i rëndë ndodhi verën e kaluar në 24 gusht, teksa dy gratë ziheshin shpesh me njëra tjetrën, për motive fqinjësie, por askush nuk mund ta mendonte se situata do të vinte deri këtu.

Ngjarja vjen në qytezën e Welwyn Garden City, në Angli në kontenë e Hertfordshire.

Duket se dy gratë ziheshin prej kohësh, që nga hapësira e koshave të plehrave e deri në detajet më të vogla. 41-vjeçarja arriti deri aty sa e akuzoi Louise, se ajo ishte shkaku që shtëpia e saj nuk po shitej.

Debatet vijonin prej kohësh, deri kur Debby, rrëmbeu lopatën i huri në shtëpi të moshuarës dhe nisi të thyente objektet përreth.

Gruaja arriti që të largohej dhe të telefonojë policinë, por pikërisht teksa tentohej të fshihej, ajo u qëllua për vdekje nga fqinja me lopatë. Çdo tentativë për ti ardhur në ndihmë rezultoi e kotë, pasi ajo u deklarua e vdekur.

Debby Foxwell u deklarua fajtore në seancën e kësaj të enjteje, ndërkohë që dënimi ndaj saj do të jepet më 20 mars. /a.y/noa.al