Transmetuar më 24-02-2020, 13:16

Një personazh egocentrik dhe me një bindje të palëkundur i qëndronte teorisë se Toka është e sheshtë. Kështu ai ndërtoi i vetëm një raketë, me të cilën synonte që të ngjitej në hapësirë.

Por Mike Hughes gjeti vdekjen me raketën me avull të programuar, me të cilën synonte që të realizonte pa hile fotografimin e plotë të sipërfaqes së tokës, për të provuar sheshtësinë e saj. Por udhëtimi me raketën me avull përfundoi keq, pasi ai u përplas me tokën pranë Barstow, në zonën e shkretëtirës në jug të California, SHBA.

64-vjeçari ëndërronte që një ditë të ngrihej në hapësirë me raketë, në mënyrë që të provonte bindjen e tij, për të cilën kishte mbledhur fonde prej kohësh… por ky mision dështoi.

Ish-mbajtësi i rekordit të kërcimit me limuzinë, qysh prej vitit 2014, ai nisi që të ndërtonte raketa artizanale me të cilat arrinte që të hidhej deri në 500 metra lartësi në Arizona, para se të binte sërish në tokë me parashutë.

Më tej në vitin 2018, në shkretëtirën e Mojave në California, ku u hodh deri në 572 metra.

Në nismën e tij të fundit këtë të shtunë, synonte që të hidhej në 1500 metra lartësi me një raketë me avull, të cilën e kishte ndërtuar në oborrin e tij për një shumë prej 18 mijë dollarësh. Në filmim shihet teksa raketa humb parashutën pak çaste pas ngritjes në lartësi, duke u përplasur më tej. /a.y/noa.al