Transmetuar më 24-02-2020, 17:00

Janë kthyer nga Italia dy të mbijetuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Albert Cara dhe Marlin Shkodra ishin në Itali për mjekim.

Albert Cara humbi familjen në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, ndërsa Marlin Shkodra është një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës.

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook momentin e mbërritjes së tyre, ku shkruan se ata u kthyen pas tre muajsh trajtim të specializuar.

Ogerta i priti në pistë, aty ku edhe i përcollëm bashkë 3 muaj më parë, varur vetëm në një fije të hollë shprese.

"Sot rikthehen, me plagë të rëndë në shpirt prej humbjes së familjarëve nga tërmeti, por tanimë të shëruar prej plagëve që mund t’u kishin marrë jetën”, shkruan Rama./b.l/noa.al/