Transmetuar më 24-02-2020, 21:09

OSHEE njofton abonentët se për shkak të punimeve të planifikuara që po kryhet nga drejtoria rajonale e OSHEE Tiranë, në datat 25-26 shkurt do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

Bëhet fjalë për disa rrugë që do të kenë mungesë energjie gjatë të martës dhe së mërkurës.

25 shkurt/09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”, rruga “Imer Ndregjoni”, rruga “Ali Demi”

26 shkurt/ 09:00-15:00

Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, Konvikti i Vajzave./b.l/noa.al/