Transmetuar më 25-02-2020, 00:19

Shërbimi Metereologjik Ushtarak thotë se për ditën e sotme 25 Shkurt 2020 gradualisht do të afrohen masa ajri të ngrohta nga Mesdheu.

Ndak moti do të jete me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në veriperëndim do të pasohen nga rreshje të pakta. 

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 -1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  4/17°C

Zonat e ulëta  8/22°C

Zonat bregdetare 10/19°C

Sakaq deri në mesjavë, ashtu siç duket dhe në tabelë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit.

Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

Ndaj deri në mesjavë mbani xhaketa të lehta, ndërsa të enjten çadrat dhe rrobat e trasha nuk duhet t’ju mungojnë!