Transmetuar më 25-02-2020, 11:15

Foshnja 17 ditëshe është kuruar nga koronavirusi pasi erdhi në jetë nga nëna e infektuar në Wuhan.

Vogëlushja është pacientja më e vogël në botë e kuruar nga virusi vdekjeprurës në Kinë, raportojnë mediat lokale.

Ajo doli nga spitali të premten pasi u kurua plotësisht pa përdorur asnjë ilaç. Pasi lindi, foshnja u transferua për në spitalin e fëmijëve në Wuhan ku u konfirmua se kishte koronavirus.

Vajza e njohur si Xiao Xiao e kishte infeksionin në sistemin e frymëmarrjes dhe kishte një dëmtim të vogël miokardiak, tha doktori Zeng Lingkong.

Mjekët vendosën që të mos i jepnin antibiotikë pasi simptomat nuk ishin të dukshme dhe lejuan që vajza ta vriste virusin me imunitetin.

"Ajo nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë. Ne i kemi dhënë vetëm trajtim për gjendjen miokardiake", tha mjeku për CCTV.

Vajza u lejua të shkonte në shtëpi të premten pasdite, pasi rezultatet i dolën negative në tre teste të njëpasnjëshme.

Zeng tha se foshnja ishte shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe nga sëmundja e saj në zemër.

"Ajo madje u rrit dhe u bë më e shëndetshme", tha Dr Zeng.

Mjekët në Kinë vazhdojnë të jenë të frikësuar nga mundësia që infeksioni të kalojë nga nënat te foshnjat e tyre në bark./a.m/noa.al