Transmetuar më 25-02-2020, 16:24

Një vajzë 9-vjecare ka shpërthyer në lot kur tregonte se ishte bërë e varur nga pornografia. Pjesa më shokuese është që kjo varësi erdhi nga rrjetet sociale dhe i është drejtuar një pediatreje seksi për këtë.

Fillimisht filloi të shihte porno në Youtube duke marrë sugjerim nga një shok klase dhe më pas mori sugjerime të tjera për tu futur në faqe me përmbajtje seksuale.

Kjo është një nga të shumtat raste të fëmijëve dhe adoleshentëve që bien pre e pornografisë.

Jesse Weinberger, një eskperte e sigurisë në internet theksoi se ka miliarda imazhe pornografike që po shkatërron të rinjtë.

Pjesa më e madhe e pornostarëve përdorin rrjete sociale dhe nuk hezitojnë që të nxisin ndjekësit për ti parë gjatë akteve seksuale.

Jesse tha se fakt shqetësues është se fëmijët po kthehen në shënjestrën e pedofilëve në rrjetin social, prandaj prindërit duhet të kontrollojnë gjithcka shohin të miturit e adoleshentët nëpërmjet pajisjeve teknologjike./a.m/noa.al