Transmetuar më 25-02-2020, 17:36
Perparim Daiu

Ditën e sotme u përfol dorëheqja e drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Kjo pasi pak ditë më parë u përfol se karantina për përballimin e një epidemie të mundshme koronavirusi do të ngrihej në Kavajë.

Mirëpo përballë këtyre zërave vjen reagimi i vetë Daiut.

“Sqarim, për ju të gjithë miqtë e mi nuk kam dhënë dorëheqje jam në detyrë”, shkroi Daiu.

Pavarësisht zërave të qarkulluara në media, zyrtarisht nuk është konfirmuar se ku do të ngrihet karantina.

Po ashtu edhe vetë Daiu nuk ka pohuar që të ketë marrë urdhër për ngritjen e karantinës,

Zyrtarët e Shëndetësisë kanë deklaruar se është zgjedhur një qendër në vend por që ende nuk do të bëhet publike pasi mund të shkaktojë panik tek banorët e zonës. /a.y/noa.al

Koronavirusi, Rama nxjerr videon me këshilla nga OBSH: Shmangni telebroçkullat dhe dixhidokrrat