Transmetuar më 25-02-2020, 20:41

Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë, tre rastet e dyshuara për koronavirus rezultuan negativë.

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tre mostrat e pacientëve iu nënshtruan analizës.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë, rezultatet për të cilët rezultuan negativë.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës si dhe Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.

Vendet fqinje me Italinë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, por thuajse të gjithë Ballkanin, janë vënë në alarm. Italia si pasojë e koronavirusit, janë prekur deri tani mbi 300 persona, si dhe janë rregjistruar 11 viktima. /NOA.al

PËRDITËSIM LIVE