Transmetuar më 25-02-2020, 21:57

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë pasi i ka prerë flokët gruas.

Veprimin ai e ka kryer, sipas dëshmive, që ajo mos të dilte dhe mos ta braktiste.

Elida e dërgoi për herë të dytë bashkëshortin në qeli, së fundmi jo vetëm për shenjat në fytyrë por edhe për kokën e qethur zero.

Prokurori Etien Kapo thotë në përfundim të hetimeve se bashkëshorti dhunues, e ka kundërshtuar largimin e bashkëshortes nga shtëpia.

Kur ajo u kthye për të marrë edhe tre fëmijët ai me gërshërët dhe makinën e rrojës i ka prerë flokët zero.

Por edhe pse i akuzuari këmbëngul se kjo është një sajesë e vajzës me origjinë nga Mati, që sipas tij i ka qethur vetë flokët që të dërgojë burrin në burg, ky version është hedhur poshtë nga prokuoria.

Prokurori i çështjes i tha gjykatës së i akuzuari ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe madje nuk është rasti i vetëm i dhunës që ai kishte ushtruar ndaj saj.

Edhe më parë kanë ndodhur raste të tilla, por jo nga bashkëshorti.

Një adoleshenteje në Tiranë iu qethën flokët, besohet nga prindërit, që të mos të dilte pa leje nga shtëpia. Po ashtu edhe një 63 vjeçar, sipas akt-akuzës, nuk pranonte dot largimet e vajzës nga banesa dhe për këtë shkak në mesnatë e ka zgjuar nga gjumi dhe i ka qethur flokët.

/NOA.al