Transmetuar më 01-03-2020, 10:13

Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë *urve je. Nëse je *urvë mediatike, ta zemë, karaputanë gazete ose reviste, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloji.

Bushtrat që paguajnë për të dalë në faqet e para me ngjyra dhe të fotoshopuara bëji të duken 23 kur janë nja 55 dhe numërojua një nga një dashnorët e ëndërrave dhe partnerët imagjinarë me të gjitha tekat, veset, prirjet, perversitetet.

Nëse je baxhellë televizive, përdore video-kuvllëkun me zotësinë e duhur. Hiqu sikur nuk e ke sa të tjerat por të gjërë një pëllëmbë dhe të gjatë nga kërthiza te kurrizi në formë harku.

Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të leverdisshmet. Me fukarenjtë s’ke punë, nga ata s’del gjë.

Po je rruspie e Shoqërisë Civile kaloje kohën nëpër konferenca, sympoziume, restorante. Hiqu sikur je me të dobtit, me të pambrojturit, me fukarenjtë. Nga ana tjetër thur dhe zbato strategjira si të vjedhësh të paktën 95 % të fondeve kushtuar rrjepacakëve.

Maksi*urva, super*urva, hyper*urva, *urva e *urvave, *urva politike, s’ka nevojë për këshilla se është vetë shkencëtare e kurvllëkut. Por mund të jesh *urvë e zakonëshme, *urvë ordinere. Për shkak të numurit të madh dhe në rritje të kësaj lloj *urve si dhe laryshisë marramendëse këtë lloj *urve e karakterizon; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë kurvlliku, *urva ordinere është më e vështira për t’i dhënë këshilla, ç’ka nuk e marr përsipër ta bëj.

Mirpo, ngaqë kurvlliku s’ka fund, ndoshta je stërkurvë, lavire, rruspie, baxhellë. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit, të veshësh në behar një kanotjere që shpatullat nga mbrapa të duken si bythë, t’i thuash babit "ik o idiot", t’i klithësh mamit "qepe moj shtrigë", të mos lexosh kurrë një libër, pra nëse je *urvë që i ke thyer të gjitha këto rekorde, nuk do të thotë që ke marrë fund. Gjej shpejt e shpejt ndonjë budalla merre për burrë.

Gjithesi, çfardolloj *urve të jesh, kur dëgjon të flitet për Shqipërinë, që të mos të marrin për *urvë injorante, urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani, ku jetohet për së mbari, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, shoqëri qefi, punë të lehta që paguhen sa s’ta rrok mendja.

Bëj kujdes gjithashtu që nëse dikush do të cilësojë *urvë, falenderoje. Thuaji se në diktaturë kishim më tepër *urva se goca të mira dhe më pak çuna të mirë që vdesin për *urva se goca të mira që kishin qef kurvarë. Ndërsa në demokraci kemi më tepër goca të mira se *urva dhe më tepër kurvarë që vdesin për goca të mira se *urva që kanë qef çuna të mirë.

Përdore lëmshin me goca, çuna, *urva, kurvarë, për të qartësuar pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin aq shumë bastarda. Nga këto qartësime, në fakt nuk do kuptojë kurkush kurgjë. Po ç’rëndësi ka kuptojnë a s’kuptojnë çfarë thotë *urva.

Rëndësi ka të pushkatohet koha në kafene, të nxihet dita me muhabete, të zbardhet nata para televizorit. Nëse me këto këshilla për *urva ti e dashur lexuese s’ke të bësh aspak, madje as nuk i kupton dot, frikën se ndonjë ditë në ndonjë mënyrë do të vrasi ndonjë burrë s’ta heq dot asnjë manual. Bëj të vetmen gjë që në vendin e *urvave, kurvarëve, hajdutëve, banditëve, një femre për së mbari i lejohet të bëjë: Ngjitu në Qiell pasi të jeshë bërë copash kur sapo je hedhur nga një grataçiel.