Transmetuar më 03-03-2020, 00:12

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme të ngrohta nga Mesdheu të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke shkaktuar rreshje shiu intensive gjatë javës. 

Të hënën që lamë pas, moti ishte me kthjellime dhe vranësira të cilat u pasuan nga reshje shiu dhe stuhi të pjesshme në Veriperëndim.

Temperaturat pësuan rritje të konsiderueshme dhe në zonat malore arritën nga 6/17°C, në zonat e ulëta, 10/24°C dhe ato bregdetare, 12/22°C

Për sot, e Martë 3 Mars 2020 moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje intensive, stuhi dhe shkarkesa elektrike. 

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,5 -2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  4/16°C

Zonat e ulëta  11/20°C

Zonat bregdetare 12/18°C